PAS CAS
Partizani në Ligë të Kampionëve
6 July, 2016 @19:28
Pas hedhjes poshtë të ankesës së Skënderbeut në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), UEFA ka futur nënkampionin e Shqipërisë, Partizanin në garë për Ligë të Kampionëve.
Njoftimin e ka dhënë klubi i kuq nga Tirana sot, ndërsa gjithashtu ka bërë të ditur se UEFA ka hequr nga orari i ndeshjeve të Europa League, ndeshjen e kthimit ndërmjet Slovan Bratisllavës dhe Partizanit të Tiranës.
Me këtë, nënkuptohet që Slovan Bratisllava kalon në raundin e dytë kualifikues të Europa Ligës, ndërsa Partizani tash duhet të orientohet në ndeshjen ndaj kampionëve të Hungarisë, Ferencvaros, që zhvillohen më 12-13 korrik dhe 19-20 korrik.
UEFA gjithashtu ka zyrtarizuar këtë njoftim.