NO ROOM FOR RACISM
UEFA i bashkohet kampanjës së klubeve angleze
29 April, 2021 @15:27
Para pak minutash UEFA ka bërë të ditur se i bashkohet kampanjës së klubeve të Anglisë për të bojkotuar të gjitha platformat e rrjeteve sociale këtë fundjavë.
Qëllimi i këtij bojkoti është të tregohet solidariteti dhe të luftohet abuzimi online. Bojkoti do të fillojë prej orës 16:00 të premtën dhe do të vazhdojë deri të hënën.
“Abuzime ka pasur brenda dhe jashtë fushe si dhe në rrjete sociale. Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalet me ndihmën e autoriteteve publike dhe legjislative, por edhe të gjigantëve të rrjeteve sociale,” ka thënë ndër të tjera Aleksander Čeferin, kreu i UEFA-së.