STADIUMI I PRISHTINËS
UEFA-ja përsëri në inspektim
16 May, 2018 @17:46
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se inspektorët e UEFA-së do të vizitojnë përsëri stadiumin e Prishtinës, me qëllim të ndihmesës së tyre në rinovim me standardet e UEFAs dhe FIFAs për ndeshje të kategorisë së katërt.
Inspektorët Mark Blackbourne dhe Marshall Nicolaus, janë emrat që do të vizitojnë stadiumin e Prishtinës në pjesën e parë të muajit qershor për të parë nga afër punimet, nivelin dhe shkallën e kryerjes së punimeve si dhe të japin mendimet e vërejtjet lidhur me të.