TURQIA 0-! UELLSI
Uellsi mposhtë Turqinë, pranë fazës tjetër
16 June, 2021 @19:55
Mjaft atraktive ishte ndeshja e luajtur sot mes Turqisë dhe Uellsit në Baku të Azerbajxhanit.
Në fund, fitores iu gëzua përfaqësuesja uellsiane, e cila triumfoi me rezultat 0-2. Epërsia fillestare e përfaqësueses britanike erdhi falë një goli të Aaron Ramseyt në minutën e 42’. Ky i fundit shpërdoroi dy raste mjaft të mira para se ta shënonte golin, ndërkohë që gjatë ndeshjes raste të mira për shënim pati edhe Turqia. Te përfaqësuesja ballkanase rastin më të mirë për shënim e pati qendërsulmuesi Yilmaz në fillim të pjesës së dytë, por goditja e tij përfundoi mbi portë.
Krejt në fund, uellsianët shënuan edhe një herë, për rezultatin përfundimtar 0-2. Golin e dytë e shënoi Connor Roberts (90+5’) pas asistimit nga Gareth Bale, që depërtoi mjaft bukur nga krahu i djathtë.
Për t’u përmendur nga kjo ndeshje është edhe fakti që Gareth Bale e shpërdoroi një penallti në minutën e 61’, mirëpo në përgjithësi ylli kryesor i Uellsit zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, sidomos gjatë pjesës së parë.
Pas dy ndeshjeve, Uellsi ka 4 pikë, kurse Turqia mbetet pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve të para në grupin A.
Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja tjetër e këtij grupi, ku mes vete përballen Italia e Zvicra.