Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

B: ULPIANA 2-0 KEK

Ulpiana mposht KEK-un, përforcon kreun

Foto: KFUlpiana/arkiv

Ulpiana mposht KEK-un, përforcon kreun


22 November, 2020 @16:22

Skuadra nga Lipjani që ka qenë deri dje bashkëlider i Ligës së Parë B me Dardanën, Ulpiana, me fitore të sotme ndaj KEK-ut ka mbetur e vetme në krye të tabelës, pasi që bashkëkryesuesi u ndal sot.

Ulpiana pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, në pjesë të dytë përmes Ardi Shalës dhe Urim Statovcit ka shënuar dy herë dhe kështu ka siguruar fitoren ndaj elektricistëve, për përfundimtaren 2-0 [Ardi Shala 65, Urim Statovci 75].

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, humbja e Dardanës ndaj Kikës, tashmë ka ndërruar ndjekësin e Ulpianës, pasi që Kika ka kaluar mbi Dardanën në tabelë.

Sa i përket KEK-ut, mbetet në fund të klasifikimit të Ligës së Parë B, ku duhet të luftojë shumë për të mbijetuar aty.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë