PREMIER LEAGUE

United pa problem ndaj Evertonit
17 October, 2015 @18:00
Pas humbjes turpëruese në xhiron e kaluar ndaj Arsenalit, skuadra e Manchester Unitedit është këndellur shpejtë duke shënuar fitore në udhëtim ndaj Evertonit.
Ekipi i trajnerit Louis Van Gaal ka shkëlqyer me fitore të thellë 3-0, duke arritur kështu ta mbaj hapin me kreun e tabelës.
Fitorja e djajve të kuq u sigurua me golat e Morgan Schneiderlin, Ander Herrera dhe Wayne Rooney. Ky i fundit e shënoi golin e tij të 187-të në Premier League, duke u barazuar kështu me rekordin e Andy Cole-it, si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Premier Leagues.
Me këtë fitore, United tani ka 19 pikë dhe renditet pas liderit, Manchester Cityt, derisa Evertoni mbetet në mesin e tabelës me 13 pikë të tubuara deri më tani.