Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHQIP NË BOTË

Valon Berisha kthehet nga lëndimi

Valon Berisha kthehet nga lëndimi


31 January, 2021 @17:17

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, është rikthyer nga lëndimi që e la atë për disa ndeshje jashtë fushave të blerta.

Berisha u aktivizua sot për 11 minuta në fitoren e skuadrës së tij Reims kundër skuadrës Strasbourg.

27 vjeçari e zëvendësoi në minutën 79’ sulmuesin Mathieu Cafaro, derisa goli i fitores u shënua vetëm një minutë më vonë.

Ndryshe nga Berisha, për Reimsin nuk luajti kosovari tjetër, Arbër Zeneli, i cili po ashtu është i lënduar.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1