SHQIP NË BOTË

Valon Berisha shënon në fitoren e Salzburgut
31 March, 2018 @20:16
Me golin e shënuar nga pika e bardhë, Valon Berisha e ka ndihmuar skuadrën e tij t’i arkëtojë tri pikë në ndeshjen ndaj skuadrës AC Wolfsberger.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës shënoi në minutën e 39’ të ndeshjes, ndërsa ndeshja u mbyll me fitore 2-0 të Salzburgut, duke bërë që ky ekip të mbetet lider i Superligës së Austrisë me diferencë të konsiderueshme ndaj kundërshtarëve.