Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MONACO 2-2 REIMS

Valoni e Arbëri kyqen në pjesë të dytë, Reims humb pikët

Foto: asmonaco/tw

Valoni e Arbëri kyqen në pjesë të dytë, Reims humb pikët


23 August, 2020 @15:02

Dyshja e Kosovës te Reims, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, janë kyqur në lojë në pjesë të dytë të ndeshjes, pasi që Monacoja vendase kishte barazuar rezultatin në 2-2, derisa Reims udhëhiqte 0-2 në fillim.

Dy golat e shpejtë të sulmuesve Boulaye Dia dhe El Bilal Toure i dhanë epërsi 0-2 Reimsit për 20 minuta lojë.

Por me golin e pësuar në fund të pjesës së parë dhe psataj një tjetër në 10 minutëshin e pjesës së dytë, çoi duelin në dramacitet deri në fund.

Trajneri i Reimist David Guion reagoi duke futur shpejtë dyshen kosovare në lojë, Valon Berisha - që debutoi te ekipi i tij i ri dhe Arbër Zeneli, që iu kthye Ligue 1 pas lëndimit dhe shërimit që i zgjati mbi 400 ditë.

Valoni regjistroi dy raste, një prej të cilave tentim i mirë, ndërsa Zeneli kontribuoi në organizim të një rasti të Reimsit, që s’përfundoi me sukses.

Deri në fund të ndeshjes nuk pat ndërrim rezultati dhe kështu skuadrat ndanë pikët, duke marrë nga një secila - e Monaco e Reims nisën stinorin me barazim.

Në xhiron që vjen Reims pret Lille-in.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1