REAL MADRID

Foto:Google
Varane në dyshime kundër Chelsea
2 May, 2021 @0:54
Raphaël Varane, u desh të largohej pas pjesës së parë në ndeshjen kundër Osasunës, për shkak të disa shqetësimeve në këmbën e tij të djathtë. Kjo e vë në dyshim prezencën e tij kundër Chelsea.
Sot francezi do t’i nënshtrohet testeve, por për shkak që ndeshja e dytë e gjysëmfinalës së Ligës së Kampionëve zhvillohet të mërkurën, pjesëmarrja e tij është në dyshim.
Një tjetër pengesë shumë serioze për ekipin e Zinedine Zidane, i cili mund të detyrohet të startoj me Ramos edhe pse ai që nga lëndimi nuk ka pasur fare minuta.
Zizou, shpreson të ketë të rikuperuar Fede Valverde, për ndeshjen që zhvillohet në Londër. Uruguajani, i cili tashmë doli negativ të mërkurën, por Reali shpreson të del negativ edhe në testin e dytë, në mënyrë që të kthehet në stërvitje me shkokët e skuadrës dhe të udhëtojë për në Stamford Bridge, të martën.
Ndeshja e parë në mes Real Madridit dhe Chelsea në Alfredo di Stefano përfundoi 1:1, ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet të mërkurën ora 21:00.