Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA LIDERE!

Vavalis debuton me fitore, Drita në periudhën e fundit mposht Ferizajin në krizë

Vavalis debuton me fitore, Drita në periudhën e fundit mposht Ferizajin në krizë


29 April, 2023 @17:44

Trajneri i ri i Dritës, greku Akis Vavalis, ka debutuar me fitore në Superligë të Kosovës, derisa ekipi i tij ka arritur që të shpërthejë Ferizajin në periudhën e fundit të lojës, kur ekipi mysafir ishte lodhur mjaft, pasi që prej minutës së dhjetë të ndeshjes luante me 10 lojtarë në fushë.

Drita mposhti Ferizajin 3-0 [Ardit Tahiri 83, Kastriot Selmani 90+2, Marko Simonovski 90+4] dhe me fitore së paku sot do të qëndrojë në krye të renditjes tabelare. Ferizaji në anën tjetër është në krizë të rezultateve përkundër lojës që po tregon dhe me sot ka rreshtuar humbjen e tretë.

Ka qenë Ardit Tahiri që hapi llogarinë e golave për vendasit në Gjilan sot, pasi që qëlloi në vend të duhur për të shënuar për epërsi. Pas kësaj Ferizaji në tentim barazimi, pësoi edhe dy herë në minutat shtesë të ndeshjes, ku së pari Kastriot Selmani shënoi, ndërsa me asistimin e Tahirit, Marko Simonovski çoi topin në portën e zbrazët të mysafirëve për përfundimtaren 3-0.

TABELA AKTUALE

Me një ndeshje më shumë të zhvilluar se Ballkani, Drita merr kreun me 31 lojë dhe 63 pikë, ndërsa Ferizaji mbetet në zonën e rënies me 31 pikë nga po aq ndeshje.

Në xhiron e radhës, XXXII, Drita udhëton te Llapi, ndërsa Ferizaji pret Drenicën që do të luajë ndeshjen për “jetë-a-vdekje” në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga