Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi fiton në Mitrovicë, ngjitet në renditje

Foto: KF Vëllaznimi

Vëllaznimi fiton në Mitrovicë, ngjitet në renditje


15 September, 2021 @18:14

Vjen fitorja e dytë me radhë për Vëllaznimin në Grupin A të Ligës së Parë.

Sot skuadra gjakovare fitoi ndaj rivalit të vjetër, Trepçës nga Mitrovica, me rezultat 1-3.

TABELA AKTUALE

Golat e parë të gjakovarëve erdhën shumë shpejt në pjesën e parë. Për epërsi të dyfishtë u përkujdesën Donat Toma dhe Rron Rogova.

Më pas, mitrovicasit gjatë pjesës së dytë e ngushtuan rezultatin në 1-2, por me golin e Florim Bërbatovcit, gjakovarët e rikthyen epërsinë dyshifrore dhe në fund e mbyllën takimin me fitore 1-3.

Me këtë fitore, gjakovarët janë ngjitur në vendin e dytë të Grupit A, kurse Trepça për momentin ndodhet tri pozita më poshtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë