Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI 4-2 BESA

Vëllaznimi i kthehet vonë fitores

Foto: KFVellaznimi/fb

Vëllaznimi i kthehet vonë fitores


30 April, 2022 @17:10

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Vëllaznimi i drejtuar nga prizrenasi Genc Tamniku ka arritur të shënojë fitore në Ligën e Parë Grupi A.

Vëllaznimi ka mposhtur Besën 4-2 [Jurgen Gjini 10, Donati Toma 55, 88, Nikson Memaj 79 - Rron Raqi 5, 67] në Gjakovë sot, ndërsa ekipi i Tamnikut ka dalë në pozitë të tretë të të renditjes tabelare, që nuk con askund, dy xhiro para fundit të stinorit të rregullt.

Besa në anën tjetër mbetet kandidatja më serioze për rënie nga Liga e Parë Grupi A, pas kësaj humbjeje. Ndërsa në dy xhirot e fundit pejanët do të duhet të fitojnë dy herë dhe të shpresojnë në humbje të Drenasit!

TABELA AKTUALE

Sa i përket lojës së sotme, Vëllaznimi ka qenë në disavantazh thuajs nga fillimi i lojës, por Jurgen Gjini ktheu shpejt ekipin në lojë, për të mbyllë pjesën e parë me 1-1.

Në pjesë të dytë, shumë më shumë aksione dhe gola. Derisa pas epërsisë së arritur me Donati Tomën, Besa barazoi në 2-2.

Nga ky moment Vëllaznimi më serioz në mbrojtje, për të shënuar e mos pësuar dhe kështu në fund me golat e Nikson Memajt dhe përsëri Tomës, kuqezinjtë arrijnë fitoren që i ngrit në pozitën e tretë të renditjes tabelare, ndaj ekipit më të dobët në ligë.

Vetë sigurimi i barazhit nga Liria, bën që Vëllaznimi tashmë të synojë Superligën në edicionin tjetër.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë