NË GJAKOVË
Vëllaznimi nis përgatitjet me Munishin trajner
1 July, 2017 @22:45
Trajneri i ri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, ashtu siç ishte planifikuar, ka mbajtur seancën e parë stërvitore me ekipin kuqezi nga Gjakova në pasditen e sotme.
Thirrjes së Vëllaznimit i janë përgjigjur të gjithë futbollistët e skuadrës, ndërsa në stërvitje kanë qenë prezent edhe përforcimet e paralajmëruara të ekipit.
Vëllaznimi këtë stinor i është kthyer Superligës së Kosovës, pas viteve të kaluara në Ligë të Parë.