PEPE

Pepe, pritet të jetë përforcim i rëndësishëm i kampionit të Turqisë/ REUTERS/ Arkiv
Testet mjekësore te PSG, pranë nënshkrimit me Besiktasin
1 July, 2017 @16:42
Një lëvizje interesante ka ndodhur me qendërmbrojtësin portugez të Real Madridit, Pepe, sot.
Sipas raportit të lëshuar nga spanjollja Marca, portugezi përkundër se i kaloi testet mjekësore në SHBA për ekipin e Paris St Germainit, ai brenda muajit do të udhëtojë në Stamboll për të nënshkruar me kampionin e Turqisë, Besiktas.
Arsyeja e mosmarrëveshjes me PSG-në për Pepen raportohet të jetë paga e lojtarit.