JEREMY MATHIEU
Barcelona liron mbrojtësin të ushtrojë me ekip tjetër
1 July, 2017 @16:21
Përkundër se ka edhe 12 muaj kontratë me ekipin katalonas, mbrojtësi francez i Barcelonës, Jeremy Mathieu, është lënë të dalë në stërvitje me ekipin portugez Sporting Lisbon, pasi që nënkampioni i Spanjës nuk llogarit më në te.
Mathieu pritet të zyrtarizohet gjatë këtij muaji si lojtar i ri i Sportingut, pas 3 viteve të kaluara te Barcelona, ku regjistroi 91 paraqitje dhe shënoi 4 gola.