Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VEDAT MURIQI

Vendoset e ardhmja e Muriqit

Vendoset e ardhmja e Muriqit


4 July, 2019 @22:46

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, pas shumë bisedimeve, ka vendosur për të ardhmen e tij.

Muriqi edhe pse është kërkuar nga dy gjigandët Fenerbahçe e Galatasaray, ai vendosi që të mbetet edhe një sezon te skuadra e Caykur Rizesporit.

25 vjeçari Muriqi, pak më parë tregoi në llogarinë e tij personale edhe arsyen se pse mbeti në klub.

Pas një bisede me kryetarin e klubit Hasan Kartal, vendosa të mbetem te klubi Caykur Rizespor deri në fund të kontratës, ngase deshira ime dhe e kryetarit nuk është përputhur dhe kështu vendosa të mbetem te klubi.” shkroi Muriqi në Instagramin e tij.

Vedat Muriqi, sezonin që e lamë pas ishte golashënuesi i dytë më i mirë në Superligën Turke me 17 të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga