ANALIZAT VERORE
Vera te AS Roma
Shkruan: LUAN MORINA
13 July, 2017 @10:03
Një agim i ri tek Roma!
Me Monchin si drejtor të ri të futbollit, pensionimin e Tottit, dhe mbi të gjitha heqjen qafe të Spallettit, Roma ka gjithçka që duhet për një rilindje. Dhe ajo rilindje duket se po nis me shkarkimin e disa nga emrave të cilët nuk duken se janë në planet e Eusebio Di Franescos.
Nga ky i fundit pres të shoh si do të adaptohet në një ekip ku kërkohen titujt.
Porta
Skorupski ndoshta është pjekur mjaft për të qenë portier i parë. Aty është edhe Alisson, derisa vazhdimi i Szczesny nuk duket të jenë në horizont.
Mbrojtja
Manolas do ikën. Nëse arrijnë të mbajnë Fazion, Juan Jesus, e Hector Morenon të ardhur, mund të bëjnë një linjë të mirë defensive për qendër të mbrojtjes. Në krahë Bruno Peres, Emerson, e Mario Rui duket të jenë mjaftueshëm. Rudiger, i rëndësishëm, iku.
Mesfusha
Edhe Paredes duket se do të ikën. Rreziku çdo verë kanoset edhe tek ikja e Nainggolan. Për atë edhe duket se janë duke punuar për të sjell Pellegrinin nga Sassuolo. Nga ish-ekipi i Di Francescos mund të ketë edhe tentime tjera. Edhe aty talenti nuk mungon, vetëm se a do t’ia dalin është çështje tjetër.
Strootman i shëndosh është opsion i mirë bashkë me Florenzin. De Rossi është duke u plakur, dhe s’ka mbetur hapësirë për tu përqendruar tek ai.
Sulmi
Dzeko është ringjallur. Dhe çfarë ringjallje! Ka qenë i shkëlqyeshëm, dhe tani me Salahun larg, por El Shaarawyn, Perottin, dhe me pak mundësi edhe Berardi, mund të vazhdoj formën e vitit të kaluar. Doumbia nuk besoj që do të mbetet në ekip. As Sadiq.
Por, kjo Romë siç është nuk mund të konkurroj për tituj pa prurje të reja. Sa më parë që vijnë aq më mirë për ta!