MEAZZA

Verona del me barazim nga Meazza
9 November, 2014 @23:12
Inter nuk e arriti fitoren përsëri. Pas humbjes nga Parma në xhiron e kaluar Neroazzurrët vetëm kanë barazuar ndaj Veronës në shtëpi sonte, ku i duhet falenderuar portierit slloven, Samir Handanovic, që ka mbrojtur penalltinë e mysafirëve të tentuar nga Luca Toni.
Sidoqoftë veterani Luca Toni i kishte dhënë epërsinë Veronës në fillim të ndeshjes, para se Mauro Icardi të shënojë dy herë për t’i dhënë avantazhin Interit.
Por, me përjashtimin e kilianit Gary Medel pas dy kartonave të verdhë, punët u keqësuan për Interin që nuk arriti të mbrojë rezultatin deri në fund, kur Nico Lopez shënoi pas asistimit të veteranit tjetër në radhët e veronezëve, Javier Saviola për të shkëputur pikë nga Giuseppe Meazza.