VERONA SASSUOLO
Verona e Rrahmanit e Kumbullës, mposhtet nga Sassuolo
25 October, 2019 @22:51
Skuadra e Veronës, ku luan kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani dhe qendërmbrojtësi i talentuar i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ka pësuar humbjen e dytë me radhë në Serie A.
Pas disfatës në xhiron e kaluar nga Napoli, sonte veronezët janë mposhtur edhe nga Sassuolo në shtëpi.
Rrahmani ka qenë në fushë për 90min të ndeshjes, ndërsa Kumbulla luajti 82min në përballje. Golin e fitores për Sassuolon e shënoi serbi Filip Duricic në minutën e 50-të.
Me këtë disfatë, pas 9 xhirove Verona mbetet me 9 pikë, ndërsa Sassuolo me 8 ndeshje të zhvilluara arrin 9 pikë.