KUALIFIKIMET NË FUTSALL
Dramën ndaj verimaqedonasve e fiton Kosova
25 October, 2019 @22:06
Duket se humbja nga Ukraina futbollistëve të Kombëtares në futsall u kishte dhënë mësim, ngase në ndeshjen e dytë me Maqedoninë e Veriut, arritën fitore me rezultat 7:5, pas një lojë tejet dramatike me kthesa të mëdha në rezultat.
Qysh në minutën e dytë Rukovci shënoi golin e parë, por mikpritësit shpejt barazuan në minutën e katërt, përmes Krstevskit, e Maxharraj në të njëjtën minutë u kundërpërgjigj për të rikthyer epërsinë.
Pjesa e parë plotësisht ishte në mbizotërim të futbollistëve tanë, kur vazhduan të shënojnë së pari përmes Alajt në minutën e 13-të për rezultatin 1:3.
Ndërkaq Micevski ishte ai që zvogëloi këtë epërsi në minutën e 15-të.
Një minutë pa përfunduar pjesa e parë Qerimi shtoi epërsinë e Kosovës në 2:4.
Në pjesën e dytë djemtë tanë sikur u vetëkënaqen dhe bën shumë gabime si në mbrojte ashtu edhe në sulm dhe me kalimin e kohës maqedonasit shkrinë epërsinë e krijuar nga futbollistët tanë dhe kaluan në epërsi.
Së pari shënoi Ziberi në minutën e 21-të, pastaj Agushi në atë 25-të dhe Micevski në minutën e 27-të e kaloi skuadrën e tij në epërsi, Maqedonia Veriore 5:4 Kosova.
Maqedonasit morën iniciativën në terren, por në minutat e fundit djemtë tanë morën veten u ringjallën e sa që në lojë si lojtar u aktivizua portieri Prenqi i cili barazoi në minutën 33.16 barazoi rezultatin në 5:5.
Dy minuta pa u krye loja Qerimi shënoi për rezultatin 5:6, ndërkaq Topilla në minutën e fundit shënoi për rezultatin përfundimtar 5:7.
Duhet theksuar se kthimi i Ramadan Alajt në skuadër bëri diferencën sikur që dhe duhet përmendur faktin se pika më e ndritshme e Kombëtares pa dyshim janë portierët e jashtëzakonshëm.
Kosova të dielen do të takohet me Kombëtaren e Sllovenisë në orën 20.00.
Pas ndeshjes, përzgjedhësi Ramadan Cimili deklaroi: “Në pjesën e parë mbizotëruam dhe kishim edhe lojën edhe rezultatin në të mirën tonë. Në pjesën e dytë ekipi patë rënie sa gati e rrezikuam fitoren. Mendoj se edhe psikologjikisht djemtë disa ranë dhe bën gabime të shumta, përveç mungesës edhe të forcës fizike. Si do që të jetë në fund arritën të këndellën dhe e fituam ndeshjen. Tash kemi një ditë pushim dhe kemi mundësi të përgatitemi më mirë kundër Sllovenisë”.
i:
Maqedonia e Veriut – Kosova 5:7 (2:4) Qendra sportive “Jane Sandanski”, Shkup. Shikues: 300. Gjyqtarë: Daniel Matkoviç (SUI), Marc Birkett (ENG) e Gerd Bylois(BEL). Shënues: Krtevski (3.28), Ismali (15.25), Ziberi (21.01), Agushi (25.45) e Micevski(27.29) për MAQ.; Rukovci(1.35), Maxharraj (3:56), Alaj (12.04), Qerimi (19.56, 38,43), Prenqi (33.16) e Topilla (39.16) për KOS. |
MAQEDONIA E VERIUT: Petrovski, Krstevski, Ceka, Ramadan, Arsovski(5-shja startuese): Stojanovski, Levski, Ismaili, Sulejman, Micevski, Agushi, Ziberi, Dandan e Gligorov. |
KOSOVA: Prenqi, Qerimi, Krasniqi, Alaj e Rukovci (5-shja startuese): Ramadani, Topilla, Paqarizi, Hyseni, Dervishaj, Gjinovci, Krasniqi e Mazreku. |