ARSENAL 3-2 VITORIA GUIMARAES
Pepe me dy gjuajtje të lira, mban ritmin perfekt të Arsenalit
24 October, 2019 @23:02
Arsenal në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndaj Vitoria Guimaraesit u fut në disavantazh 1-2 (Martinelli 32’ - Edwards 8’, Duarte 36’).
E atëherë në skenë ka dalë futbollisti më i shtrenjtë i blerë në histori të tyre. Nicolas Pepe u fut në minutën e 75-të të ndeshjes dhe ka shënuar dy herë (80’ dhe 90’) në 10 minutat e fundit të ndeshjes dhe atë të dyja nga gjuajtjet e lira për të siguruar fitoren e topçinjëve 3-2 në fund.
Me këtë fitore Arsenal ka mbajtur startin perfekt në Europa Ligë këtë stinor, duke shënuar 3 fitore nga 3 ndeshjet e para të Grupit F.
I vetmi ekip pos Arsenalit që ka nisur perfekt grupet në Europa Ligë është Sevilla, që ka gjithashtu 9 pikë dhe kryeson Grupin A.