PRISHTINA - DRITA
Drita humb kreun me disfatë në kryeqytet
24 October, 2019 @20:17
Në ndeshjen mbyllëse të xhiros XI, Prishtina doli fituese kundër Dritës me rezultat minimal 1-0 në derbi.
Rasti i parë serioz në ndeshje dhe u realizua në gol.
Zëvendësuesi Gauthier Mankenda asistoi te Armend Thaqi, i cili pa problem shënoi në portën e zbrazur në minutën e 82’.
Thaqi pas 4 minutave ishte shumë afër për ta shënuar golin e dytë, por topi shkoi shumë pranë portës.
Kujtojmë, Thaqi kishte ardhur te Prishtina nga Gjilani, rivali i përbetuar i Dritës dhe aktualisht lider i elitës.
Sa i përket ndeshjes në tërësi, Prishtina ka pasur më shumë se loja në këtë përballje, derisa gjilanasit kanë qenë të ngathtë, duke mos pasur asnjë goditje në portën e Visar Bekajt.
Prishtina me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 20 pikë, kurse Drita humb rastin për të qenë lider.
Skuadra gjilanase gjendet në pozitën e tretë me 21 pikë.
Në xhiron e 12, Prishtina takohet me Flamurtarin, kurse Drita me Ferizajin.
i:
Prishtina (4-2-3-1): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku – 7. Lorik Boshnjaku, 18. Ergyn Ahmeti (77. Ardit Hila – 75’) – 2. Armend Thaqi, 10. Meriton Korenica (5. Diar Miftaraj – 86’), 23. Leonit Abazi (15. Gauthier Mankenda – 59’) – 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Qendrim Zyba, Kreshnik Uka, Alban Shillova. Kryetrajner: Armend Dallku. |
Drita: 30. Darko Tofilovski – 5. Ardian Limani /c/, 14. Ardian Cuculi, 4. Fidan Gërbeshi, 18. Ilir Blakçori, 16. Albin Krasniqi, 20. Erjon Vucaj, 11. Bunjamin Shabani, 10. Xhevdet Shabani, 22. Betim Haxhimusa, 9. Gilberto Fortunato (7. Hamdi Namani – 46’). Kryetrajner: Ardijan Nuhiji. |