UEFA
Franca gjobitet nga UEFA për gabimin me himnin kombëtar shqiptar
24 October, 2019 @9:28
Federata e Futbollit të Francës (FFF) ka marrë dënimin nga UEFA-ja për shkak të ngatërrimit të himnit të Shqipëirsë me atë të Andorrës, para ndeshjes Franca-Shqipëria, e vlefshme për kualifikime në EURO 2020.
Para ndeshjeve të përfaqësueseve, gjithmonë intonohen himnet e tyre. Francezët kishin gabuar duke lëshuar himnin e Andorrës në vend të atij të Shqipërisë në atë ndeshje.
Për këtë arsye UEFA ka shqiptuar dënimin prej 20 mijë eurosh ndaj FFF-së, bën të ditur L’Equipe, për gabimin e bërë më 7 shtator 2019.