TREPÇA '89 - FERIZAJ
Trepça ‘89 fiton me autogol
23 October, 2019 @17:12
Skuadra e Trepçës ‘89, me autogolin e Ardian Shaljanit, e mposhti Ferizajin me rezultat minimal 1-0.
Ardian Shaljani në minutën e 17’ shënoi në portën e gabuar, derisa goli i tij ishte vendimtar për fitoren e “minatorëve”.
Trepça ‘89 me këtë fitore largohet paksa nga zona e rrezikshme, kurse Ferizaji gjendet një pozitë më poshtë se Trepça’89, me 4 pikë më pak.
Në xhiron tjetër, Trepça ‘89 takohet me Gjilanin, kurse Ferizaji me Dritën.