TRAJNERI I BALLKANIT
Munishi suspendohet për 2 ndeshje
23 October, 2019 @12:33
Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar me dy ndeshje moskryerje të detyrës zyrtare trajnerin e Ballkanit të Suharekës, Ismet Munishi, pas inicimit të procedurës disiplinore nga KG-ja.
“Për ndëshkim me karton të kuq (raportet zyrtare, reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve dhe ofendime me akuza për korrupsion drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen KF Drita - KF Ballkani, dënohet me dy ndeshje moskryerje të detyrës zyrtare,” thuhet në njoftimin e lëshuar nga KD i FFK-së.
Ballkani u mposht nga Drita 2-0 në ndeshjen e fundjavës zhvilluar në Gjilan, ndërsa aktualisht është në pozitën e katërt të klasifikimit tabelar të Superligës.
Dy ndeshjet e radhës ku do të mungojë trajneri i ekipit Ballkani do t’i luaj ndaj Flamurtarit në shtëpi dhe Dukagjinit.