FITIM LLAPASHTICA
Ishim afër pikëve, s’di nëse do të vazhdojë
22 October, 2019 @17:09
Fitim Llapashtica sot erdh si emër befasues në krye të shtabit teknik të Vushtrrisë, pasi që pak para ndeshjes ekipi bardhekaltër kishte ndarë rrugët me kryetrajnerin italian, Antonio Toma.
Ndihmësi i parë i Tomës, Llapashtica drejtoi Vushtrrinë, që krejt në fund ra pre e një gabimi në mbrojtje për të pësuar minimalisht nga kampioni aktual, Feronikeli.
“Krijuam raste, mbyllëm hapësirat e kundërshtarit, ishim afër pikës, lojtarët dhanë maksimumin, por futbolli është i tillë që pranon gol në minutat e fundit ashtu dhe mposhtesh. Jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve,” ka thënë Llapashtica në prononcimin e parë të tij si kryetrajner te Vushtrria, duke bërë të ditur gjithashtu se nuk din nëse do të vazhdojë të qëndrojë në krye të ekipit.
“Nuk kam ndonjë lajm nëse do të vazhdojë apo jo. I mbetet kryesisë të vendosë. Unë do të jem gjithnjë pranë klubit, siç kam qenë prej fillimit të kampionatit,” ka përfunduar ai.