VLERËSIMET E DERBIT
Notat e lojtarëve: ManUnited - Liverpool
21 October, 2019 @0:10
Adam Lallana i Liverpoolit erdhi nga banka rezervë për të shuar shpresat e Manchester Unitedit për fitore ndaj rivalit të përbetuar, epërsinë të të cilëve iu kishte dhënë Marcus Rashford.
E ky i fundit është përzgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes nga vlerësuesit e SkySports, derisa kanë dhënë notat e ndeshjes për derbin e madh të Anglisë ndërmjet Manchester United dhe Liverpool, që përfundoi me barazim të dielën e 20 tetorit, 1-1.
MANCHESTER UNITED: David de Gea 7, Aaron Wan-Bissaka 6, Victor Lindelof 6, Harry Maguire 7, Marcos Rojo 6, Ashley Young 6, Scott McTominay 7, Fred 6, Andreas Pereira 7, Daniel James 8, Marcus Rashford 8. ZËV.: Anthony Martial 5, Brandon Williams 5.
LIVERPOOL: Alisson Becker 6, Trent Alexander-Arnold 5, Virgil Van Dijk 6, Joel Matip 5, Andrew Robertson 6, Fabinho 5, Georginio Wijnaldum 6, Jordan Henderson 5, Sadio Mane 6, Roberto Firmino 6, Divock Origi 5. ZËV.: Alex Oxlade-Chamberlain 5, Adam Lallana 7, Naby Keita 6.
Pas kësaj ndeshjeje Liverpool vazhdon rrugëtimin e pamposhtur në Premier Ligë këtë stinor duke pasur bilans prej 8 fitoreve e 1 barazimi të vetëm pas 9 xhirove të para të stinorit. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka 25 pikë dhe është 6 pikë para ndjekësit të parë, Manchester City.
Në anën tjetër, Manchester United është në pozitën e 13 të klasifikimit me vetëm 10 pikë nga 9 ndeshje.
Manchester United të enjten luan në Beograd të Serbisë ndaj Partizanit në kuadër të fazës grupore të Europa Ligës, ndërsa Liverpool është mysafir i Genkut në Ligë të Kampionëve.
Në fundjavë, djajt e kuq janë mysafirë të Norwich Cityt, ndërsa kampionët aktual të Evropës presin nënkampionin e Evropës, Tottenham Hotspur.