NGA KOMISIONI
Vëllaznimi pos krizës, merr edhe dënim nga KD
23 October, 2019 @12:27
Kriza e madhe te Vëllaznimi po vazhdon, ndërsa ekipi i vetëm pa fitore në Ligë të Parë të Kosovës, së fundi ka marrë njoftim edhe për dënimin e radhës nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.
Për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes KF Vëllaznimi - KF Vitia, Neni 51. Paragrafi 1. Pika 3. dhe Neni 10. Paragrafi 3. Pika 2 të Rregullores Disiplinore, është dënuar me një mijë euro.
Vëllaznimi ishte mposhtur thellë në shtëpi në atë ndeshje nga Vllaznia, 1-4.