NGA INTERVISTA
Kreu i FFK-së: Do t’i shtrenjtojmë biletat
24 October, 2019 @10:34
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, në një intervistë të dhënë për emisionin Rubikon në KTV, ndër të tjera ka bërë të ditur se FFK-ja planifikon shtrenjtimin e biletave për ndeshjet e Kosovës përgjatë kualifikimeve të radhës.
Ai ka thënë se FFK-ja i ka biletat për ndeshjet e Kosovës më të lira në rajon dhe më gjërë në krahasim me vendet tjera, ndërsa sa do të jetë çmimi i tyre në të ardhmen, nuk ka bërë të ditur, derisa ka shtuar se nuk do të ngarkojnë shumë xhepin e përkrahësit të Kosovës në stadium.
Biletat për ndeshjet e Kosovës nisin prej 5 e shkojnë deri në 80 euro për zonën VIP.
Ademi ka shtuar se përveç që është në futboll qe 20 vjet është edhe biznesmen dhe se nuk do të lejojë që FFK të punojë me humbje!!!
Sa për krahasim, kujtojmë që biletat për ndeshjen Turqia-Shqipëria (11 tetor 2019) në stadiumin e Fenerbahçes “Sukru Saraçoglu” kanë kushtuar 20 lira turke, që në euro i bie rreth 3.5 euro më e lira; deri te më e shtrenjta 90 lira turke, rreth 15 euro.
Intervista e Ademit: