ARDIJAN NUHIU
Mungesat vendosën
24 October, 2019 @22:41
Trajneri i Dritës, Ardijan Nuhiu, ka thënë se përgjithësisht është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në përballje ndaj Prishtinës sot, kur dihet se një pjesë e mirë e ekipit mungon, ndërsa disa kanë luajtur edhe me lëndime të lehta.
“Ashtu u përgatit ekipi, pasi që kishim mungesa të shumta. U munduam me kundërsulme, por nuk arritëm të realizojmë. Disa futbollistë sakrifikuan duke luajtur pa qenë plotësisht gati për ndeshje. Krijuam shumë pak, që ndoshta është edhe meritë e kundërshtarit,” ka thënë Nuhiu për Supersportin pas ndeshjes.
Me humbje ndaj Prishtinës, Drita ka humbur kreun e tabelës, duke rënë në vend të tretë të klasifikimit. Kjo ka qenë vetëm humbja e dytë e Dritës këtë stinor dhe bashkë me Ballkanin e Suharekës janë skuadrat me më së paku humbje në sezonin 2019/20.