BIE KAMPIONI
Villareal feston në Calderonin e pamposhtur
14 December, 2014 @20:59
Kampioni në fuqi i Spanjës, Atletico Madrid, ka pësuar sonte ndaj Villarealit në shtëpi për të bërë një hap prapa drejt rrugës për mbrojtjen e titullit kampion.
Villareal ka dalë fitues me një gol të shënuar 6 minuta para përfundimit të ndeshjes, për të lënë tashmë me 7 pikë më pak Atleticon e Diego Simeones nga Real Madridi lider.
Përndryshe, kjo ka qenë disfata e parë e Rojiblancove në Vicente Calderon këtë stinor.
E Villareal në anën tjetër ka vazhduar formën e mirë të kapur në 15 ditët e fundit, ku ka shënuar fitoren e pestë në të gjitha garat.
FAKT:
FAKT: Diego Simeone i kishte dhënë rastin për të debutuar sulmuesit Luciano Vietto me 17 vjet, derisa ky i pari ishte trajner i Racingut në Argjentinë, viti 2011. Viti 2014: Vietto shënon golin e vetëm dhe të fitores për Villarealin ndaj Atletico Madridit, duke i dhënë disfatën e parë të stinorit dhe të vitit 2014 në përgjithësi për Diego Simeonen. |