Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MARSEILLE

Villas-Boas shkarkohet nga Marseille

Villas-Boas shkarkohet nga Marseille


2 February, 2021 @19:19

Pas konferencës për shtyp të mbajtur ku tha se nuk pajtohet me politikat e transferimeve të klubit, Andre Villas-Boas është shkarkuar nga posti i trajnerit të Olympique Marseille-it me efekt të menjëhershëm.

Portugezi 43-vjeçar ka prekur interesin e kluibit dhe kjo nga klubi i Mesdheut është parë si e papranueshme.

“Komentet e bëra në konferencën e sotme për shtyp duke pasur në pah Pablo Longorian si drejtor gjeneral të futbollit, janë të papranueshme,” ka shkruar njoftimi i klubit.

Villas-Boas i lindur në Porto, më parë ka drejtuar edhe ekipe të Premier Ligës si Chelsea e Tottenham, para se të kalojë në Zenit St Petersburg prej ku shkoi në Shanghai.


 
Të gjitha lajmet nga Ligue 1