Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VITIA - KIKA

Vitia arrin formën më të mirë të stinorit, por duket vonë

Pamje nga ndeshja e xihros së kaluar, Ramiz Sadiku - Vitia

Vitia arrin formën më të mirë të stinorit, por duket vonë


24 April, 2022 @18:30

Me Liridon Kukajn trajner, Vitia ka shënuar këtë fundjavë edhe fitoren e tretë rresht në Ligë të Parë Grupi B, duke e mposhtur Kikën e Hogoshtit në shtëpi.

Ekipi i renditur në fund të tabelës së Grupit B të Ligës së Parë ka mposhtur me lojë të sigurt kundërshtarin, 3-1 [Artiol Rexha, Taulant Ajeti, Festim Krasniqi - n.n.].

TABELA AKTUALE

Me fitoren e tretë radhazi, Vitia ka kapur formën më të mirë të stinorit, por kjo tashmë duket vonë, pasi që gjasat për shpëtim në Ligë të Parë janë tejet të vështirësuara, edhe pse teorikisht ekzistojnë.

Në anën tjetër, Kika është kundërshtar direkt për rënie dhe ka 4 pikë më shumë se Vitia - tashmë duhet të bëj gjithçka në tri xhirot e mbetura për të siguruar mbijetesën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë