Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I KG

Vitia dhe zyrtarët e saj në disiplinore pas sulmit ndaj referit

Vitia dhe zyrtarët e saj në disiplinore pas sulmit ndaj referit


1 December, 2020 @23:09

Komisioni i Garave të Superligës ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi që për akterët e përfshirë në sulm ndaj referit pas përballjes Vitia - 2 Korriku, është marrë vendim që të inicohet procedurë disiplinore.

Sipas vendimit të botuar sot, KF Vitia futet në procedurë disiplinore për lëshime në organizim të ndeshjes.

Afet Daloshi, drejtor sportiv i KF Vitia, për shkak të sulmit fizik ndaj asistent referit të dytë Fisnik Rama si dhe asistentit të parë Fatmir Abrashi - të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, për çka është dashur që referët të marrin ndihmë mjekësore.

Arben Sahiti, zyrtar i KF Vitia, për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në rrethin e mesit të fushës, duke iu shkaktuar lëndime trupore gjyqtarëve, të cilëve iu desht ndihma mjekësore.

Njoftimi për sulmin


 
Të gjitha lajmet nga