Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHË KOSOVA 1-2 VLLAZNIA

Vllaznia i shkakton humbjen e parë pranverore Fushë Kosovës

Pamje nga arkivi

Vllaznia i shkakton humbjen e parë pranverore Fushë Kosovës


21 April, 2022 @0:44

Befafisht, Fushë Kosova ka pësuar kur më së paku është pritur! Ekipi i drejtuar nga Burim Shala që ka pasur një formë tepër të mirë përgjatë pjesës pranverore të stinorit dhe ka arritur të ngjitet deri në pozitën e tretë të renditjes tabelare, ka pësuar në Fazli Grajcevci sot nga Vllaznia e Pozharanit që po lufton për mbijetesë në Ligën e Parë Grupi B, Fushë Kosova 1-2 Vllaznia [Blendi Jashari - Daniel Tette, Rinor Hoxha].

Me këtë Fushë Kosova tanimë ka mbyllur edhe ato pak shpresa për të arritur pozitën e barazhit që mundëson rrugëtimin për në Superligë, derisa ende është në pozitën e tretë të renditjes.

TABELA AKTUALE

E në anën tjetër Vllaznia është këndellur me këtë fitore, për të mbajtur në 6 pikë dallimin nga pozita e fundit, që aktualisht okupohet nga Vitia.

Në xhiron e radhës Fushë Kosova udhëton për në Ferizaj, ku do të ketë punë të vështirë, pasi që ferizajasit nuk dinë për asgjë tjetër pos fitoreve në pranverë. Kurse Vllaznia pret Flamurtarin në shtëpi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë