TURQI

Voca e Çekiçi mposhtin Topallin
2 January, 2021 @16:28
Java 15 në Superligën e Turqisë solli përballjen shqiptare ku skuadra Ankaragucu e dyshes Idriz Voca dhe Endri Cekici, u përballë me Yeni Malatyasporin e Jetmir Topallit.
Në fund fitores iu gëzua Ankaragucu e cila fitoi me rezultat 3-1.
Voca dhe Cekici ishin titullarë për skuadrën e tyre nga kryeqyteti turk, ku i pari luajti gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa i dyti u zëvendësua në minutën 85’.
Në anën tjetër, ish sulmesi i Ballkanit, Jetmir Topalli, u inkuadrua në lojë nga minuta 46’, mirëpo kontributi i tij ishte i pamjaftueshëm për ta shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.