NGA KONFERENCA
Vokrri konfirmon largimin e Bunjakit
8 September, 2017 @15:54
Në konferencën për shtyp të thirrur sot nga FFK-ja, para mediave u paraqitën Fadil Vokrri dhe Albert Bunjaki.
“Kjo konferencë është thirrur pas përfundimit të dy ndeshjeve eliminatore ndaj Kroacisë e Finlandës. Ne ishim pjesë e një grupi mjaft të vështirë kualifikues, ndërsa sa i përket dy ndeshjeve të fundit që i luajtëm, mendoj se ndaj Kroacisë zhvilluam një ndeshje shumë të mirë, e cila fillimisht u detyrua të shtyhet për shkak të shiut, mirëpo ne treguam lojë të mirë edhe në pjesën e luajtur ditën e nesërme.
Ndaj Finlandës mund të them që nuk më pëlqeu humbja, kurse pas atij takimi trajneri Bunjaki më ka treguar për tërheqjen e tij nga posti i trajnerit pas ndeshjeve kualifikuese drejt Rusisë.
Bunjaki ka kontribuar shumë për këtë skuadër dhe ne e falënderojmë maksimalisht për këtë gjë.” - ishin fjalët e kryetarit të FFK-së në këtë konferencë.