TRAJNERI I FERONIKELIT: GANI SEJDIU
Sejdiu kërkon kujdes para ndeshjes me ish-ekipin
8 September, 2017 @9:05
Sot hapet xhiroja e tretë e Superligës, ndërsa në program janë dy ndeshje: Feronikeli-Besa dhe Llapi-Gjilani.
Trajneri i Feronikelit, Gani Sejdiu, që stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Besës, ka kërkuar kujdes dhe koncentrim maksimal nga lojtarët, pasi që përballë kanë një kundërshtarë serioz pa marrë parasysh gjendjen aktuale të ekipit.
“Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi që kemi përballë një ekip që din të bëjë befasi pavarësisht që nuk është në nivelin që ka qenë përpara,” ka thënë Sejdiu para ndeshjes.
Në dy xhirot e para, Feronikeli ka mbledhë 4 pikë, ndërsa Besa 3. Ndeshja zhvillohet sot me fillim në ora 16:30 në Rexhep Rexhepi të Drenasit.
Refer kryesor i takimit është Visar Kastrati, me ndihmës të parë, Granit Hyseni, të dytë Elvis Bicaj, ndërsa refer i katërt është Alban Shala.