PREMIER LEAGUE
Votohet pro, ndryshon afati kalimtar në Premier League
7 September, 2017 @15:20
Në votimet e mbajtur sot, klubet e Premier Leagues kanë votuar që verën e ardhshme (para sezonit 2018/2019) afati kalimtar të mos mbyllet si zakonisht më 1 shtator, por që ky afat të shkurtohet.
Me pëlqimin e shumicës së klubeve të Premier Leagues, afati kalimtar verën e ardhshme do të mbyllet të enjten para se të fillojë liga në ora 18:00 (koha jonë lokale), pra transferime nuk do të ketë pasi që liga ka filluar.
Duhet cekur që ky ligj i ri vlen vetëm për ardhje të lojtarëve, pra klubet e Premier Leagues lejohet të shesin lojtarë në ligat e tjera edhe pasi që liga ka filluar.
Ky njoftim u bë i ditur para pak minutave, me votimet që ndodhen në mesditën e sotme.