MOMENTE 2016
Vokrri Salihut: Do t’më çmendësh
31 December, 2016 @17:01
Njëra nga momentet më të bukura të vitit që po e lëmë pas ka qenë pranimi i Kosovës në UEFA.
Ndërsa në një intervistë për Kosovën Sot, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ka shpjeguar momentet më stresuese të tij në jetë, derisa votohej për pranimin e Kosovës në shtëpinë e futbollit europian më 3 maj në Budapesht, njëkohësisht edhe qesharake.
“Zakonisht i marr gjërat me stres, ndërsa Vokrri është krejt i qetë. E ka një qetësi shpirtërore, ndërsa unë i shkaktoja stres në momentet e votimit duke i thënë vazhdimit ‘çka tash, çka tash’, derisa në një moment më tha: të lutem largohu se do t’më çmendësh edhe mua,” ka shpjeguar Salihu disa nga momentet qesharake për gazetën në fjalë gjatë pranimit të Kosovës në UEFA.