PAS LËNDIMIT
Mustafi nesër në formacionin e Arsenalit
31 December, 2016 @16:11
Megjithëse janë bërë vetëm dy ditë që nga rikthimi në stërvitje me ekipin pas mungesës tri javore për shkak të lëndimit, trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, do ta përfshijë edhe Shkodran Mustafin në përbërje për ndeshjen ndaj Crystal Palace-it që do të luhet nesër.
Këtë e ka konfrimuar edhe vet futbollisti, i cili nëpërmjet Facebook-ut ka shprehur lumturinë e tij për rikthimin.
“Kjo ndeshje është një mundësi e mirë që për ta filluar vitin në mënyrë perfekte,” ka shkruar ndër tjerash Mustafi, derisa i ka uruar të gjithëve vitin e ri 2017.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Mustafi do të jetë në formacionin startues apo do të jetë në bankën rezerve për ndeshjen e nesërme.