Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZHI: LIRIA - VUSHTRRIA

Vushtrria eliminon Lirinë, shpreson në Superligë për 100-vjetor

TOPSPORTI/ Liridon Shala

Vushtrria eliminon Lirinë, shpreson në Superligë për 100-vjetor


21 May, 2022 @18:02

Vushtrria është fituese e barazhit të Ligës së Parë që dërgon në ndeshje të PlayOutit për Superligë, pasi që ka mposhtur Lirinë pas penalltive me rezultat 5-3.

Ndeshja në kohë të rregullt përfundoi 1-1, ndërsa gola nuk kishte as pas vazhdimeve, derisa penalltitë shkuan radhazi me gola nga të gjithë lojtarët, pos Viktor Kukës që gjuajti lartë mbi portë për vendosur përfundimtaren.

Një ndeshje drithëruese në Klinë, Vushtrria në fund është treguar më e mirë se Liria, pasi që kanë qenë më të saktë nga penalltitë, për të shpresuar në Superligë pas PlayOutit ndaj vendit të tetë të Superligës.

Pjesa e parë e ndeshjes kaloi me dominim të Lirisë, derisa prizrenasit morrën edhe epërsinë në këtë pjesë përmes Liridon Fetahajt, që shënoi nga penalltia e dhënë nga VAR.

PJESA E PARË

Liria kishte edhe disa raste në pjesë të parë, e vecanërisht një të mirë me sulmuesin Astrit Berisha, shuti i të cilit u dëbua nga mbrojtësi Ismet Caka.

Në pjesë të dytë Vushtrria fitoi penallti, ndërsa Labinot Osmani e konkretizoi, për të cuar ndeshjen në vazhdime, pasi që pas barazimit të rezultatit në 1-1, raste tjera konkrete nuk kishte, përkundër se të dyja ekipet me ritëm e kërkonin atë.

PJESA E DYTË

Të dyja skuadrat kishin nga një gol të anuluar në ndeshje, prej VAR-it, kur Liria shënoi në minutën e dytë të ndeshjes, ndërsa Vushtrria shënoi në vazhdime me Leart Eminin zëvendësues.

Në vazhdime dominoi lodhja, derisa penalltitë radhazi ishin më të sakta për Vushtrrinë, ku të gjitha u shënuan për fitore 5-3 në fund dhe kualifikim në ndeshjen vendimtare për biletë në Superligë.

Seria e penalltive:

1. Labinot Osmani (Vushtrria) - GOL
1. Roni Gashi (Liria) - GOL
2. Leart Emini (Vushtrria) - GOL
2. Blendi Memaj (Liria) - GOL
3. Etrit Halimi (Vushtrria) - GOL
3. Viktor Kuka (Liria) - X
4. Kujtim Pantina (Vushtrria) - GOL
4. Lorik Rudi (Liria) - GOL
5. Daut Maxhuni (Vushtrria) - GOL.


Përndryshe, Vushtrria është duke e festuar 100-vjetorin e klubit këtë vjet dhe është duke shpresuar që si dhuratë, ta arrijë atë. E kundërshtarin e 28 majit në “Zahir Pajaziti” të Podujevës do ta kuptojë nesër.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë