VUSHTRRIA 2-1 FLAMURTARI

Vushtrria fiton, ndjek në hap liderin
13 March, 2022 @18:17
Ekipi i vetëm pa humbje në Ligë të Parë të Kosovës, Vushtrria, ka vazhduar me formën e saj edhe në xhiron XVIII derisa në shtëpi ka mposhtur Flamurtarin e Prishtinës me rezultat 2-1 [Etrit Halimi 9, Daut Maxhuni 14 - n.n.].
Etrit Halimi dhe Daut Maxhuni me golat e shpejtë të shënuar në pjesë të parë, kanë vulosur fatin e takimit të sotëm, derisa djelomshat e drejtuar nga Samuel Nikaj tashmë vazhdojnë të ndjekin në hap (1 pikë dallim) ekipin e Arbnor Morinës, Ferizajin.
Flamurtari në anën tjetër që drejtohet nga Megzon Visoka, tashmë dy xhiro s’ka shikuar fitoren, ndërsa kjo është humbja e dytë e tyre në pranverë.