VOLKSWAGEN ARENA
Wolfsburg mposht liderin
21 September, 2014 @17:22
Lideri i deridjeshëm i Bundesligës, Bayer Leverkusen, ka përjetuar disfatën e parë të stinorit duke u mposhtur rëndë sot në Volkswagen Arena, 4-1.
Në fakt, fitores së Wolfsburgut i ka kontribuuar shumë përjashtimi i italianit Giulio Donati, që shkaktoi penallti në minutën e gjashtë të ndeshjes, duke lënë Bayer Leverkusenin me dhjetë veta në fushë për 84 minuta tjera.
Këtë e shfrytëzuan maksimalisht vendasit e udhëhequr nga trajneri, Dieter Hecking, që pas penalltisë së shënuar në pjesë të dytë u ndezën krejtësisht për të arritur fitore të thellë 4-1.
Për më tepër, kjo ka qenë fitorja e parë e ëolfsburgut këtë stinor, derisa ‘Aspirinët’ përveç që regjistruan disfatën e parë, humbën edhe lidershipin në Bundesligë.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS.