LIGA e PARË

Xhiroja e katërt në Ligën e Parë hapet në Prishtinë
18 September, 2021 @10:43
Xhiroja e katërt në Ligën e Parë sot do të hapet me ndeshjen e vetme në mes të Ramiz Sadikut dhe Fushë Kosovës.
Që të dyja skuadrat fituan me rezultat 1-0 në xhiron e kaluar. Ramiz Sadiku e mposhti Vllazninë, kurse Fushë Kosova Ferizajin.
Që të dyja skuadrat i kanë nga 6 pikë dhe gjenden në pozitat 2 dhe 3 në Grupin B në Ligën e Parë.