MESFUSHORI I SHQIPËRISË

Foto & Video: Aberdeen FC/ fb
Ylber Ramadani i bashkangjitet ekipit pas transferit
11 July, 2022 @13:12
Futbollisti 26-vjeçar që mbron ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka nisur sot edhe zyrtarisht stërvitjet me ekipin e tij të ri në karrierë, Aberdeen.
Skocezët kanë publikuar video të arritjes së Ylberit në ekip, ku ai u pa duke u njoftuar me zyrtarë të ndryshëm të klubit, ndërsa si mesfushor defanziv pritet që kontributi i tij në ekip të jetë i rëndësishëm.
Ramadani prej Ferizajit kishte kaluar te Prishtina e pastaj te Drita për tu bërë pjesë e Partizanit në Tiranë, prej ku kaloi te Vejle në Danimarkë e MTK të Hungarisë.