Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZAMBIA

Zambia pushton Afrikën

REUTERS

Zambia pushton Afrikën


10 February, 2012 @18:00

Kampioni i Kupës së Kombeve të Afrikës u shpall Zambia. Finalja e këtij viti ishte një ndër finalet më të mëdha në histori të Kupës Afrikane. Favoriti kryesor Bregu i Fildishtë edhe pse me një përbërje përplot me yje, në fund u dorëzua kundër Zambisë.

Pasi përfundoi ndeshja pa gola, Zambia e fitoi ndeshjen me anë të penaltive me rezultat 8-7. Ndeshja do të përfundonte në kohë të rregullt, në qoftë se Didier Drogba do të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 71-të, pas ndërhyrjes së pa lejuar ndaj Gervinho-s.

Kjo nuk ishte hera e parë që sherri i Drogba-së, Bregu i Fildishtë e humb kampionatin. Të njëjtën gjë Drogba e kishte bërë në vitin 2006 dhe kampion ishte bërë Egjipti.

Në fund të ndeshjes, interesant ishte edhe momenti kur trajneri francez i kombëtares së Zambisë Herve Renard, e barti në krahë futbollistin e tij Joseph Musonda për të festuar titullin e më të fortit të Afrikës, i cili ishte i lënduar që nga minuta e 11-të e  ndeshjes.


 
Të gjitha lajmet nga