DRENICA 1-0 PRISHTINA
Zëvendësuesi Egzon Fazliu i sjell fitore Drenicës ndaj Prishtinës
1 November, 2020 @15:50
Nuk ka këndellje për Prishtinën në Superligë. Sot ka ardhë edhe humbja e tretë radhazi për bardhekaltërit, që ranë në Skenderaj nga Drenica me rezultat minimal 1-0 [Egzon Fazliu 60].
Pas një pjese të parë jo edhe me aq shumë raste, përveç një mundësie të Oto Johnit, që u ndalë në momente vendimtare nga mbrojtësi i vendasve Azem Bejta, 45-minutëshi i parë përfundoi pa gola e raste tjera.
Në pjesë të dytë, trajneri i ri i Drenicës Bledar Devolli, që nisi aventurën e tij në Bajram Aliu me fitore, ka futur në lojë Egzon Fazliun dhe Osman Mëziun.
E Fazliu kundërshpërbleu menjëherë besimin e trajnerit me gol (60), duke shënuar në portën e portierit Jelic të Prishtinës, që luajti në vend të Eglant Haxhos sot.
Te Prishtina, pas golit të pësuar rast morën nga Zekirija Ramadani edhe Enis Gavazaj, pastaj debutoi tunisiani Ahmed Radoui.
Rastet e bardhekaltërve u regjistruan nga Endrit Krasniqi (81). Pas tij Lorik Boshnjaku tentoi bukur, por Arion Ymeri ishte në vend, mjeshtërisht (83).
Deri në fund, Drenica siguroi mirë portën e Ymerit për të mos lejuar barazim dhe kështu çoi veten mbi Prishtinën në tabelë, duke kapur kuotën e 14 pikëve.