EURO2016
Zvicra me më të rinjtë
7 June, 2016 @19:53
Faktet interesante para EURO2016 vazhdojnë. Këtë herë bëhet fjalë për kundërshtarin e Shqipërisë në Grupin A, Zvicrën, skuadër e cila në këtë kampionat ka më së shumti “mbëdhjetarë” të ftuar.
Zvicra ka gjithsej 3 lojtarë të cilët kanë më pak se 20 vjet. Lista përbehet nga Breel Embolo, Nico Elvedi dhe Denis Zakaria.
Helvetikët janë e vetmja kombëtare me 3 lojtarë “tinejxherë” të përfshirë. Skuadrat e tjera kanë nga 1 apo asnjë.